|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Areali kulturor e mitologjia Etnia shqiptare e paraardhësit e saj, Arbërit e Mesjetës e më tej, me rrënjë autoktone në të njëjtattroje që nga koha e lashtë, në rrjedhë të shekujve, kanë krijuar, ruajtur e ripërtërirë një kulturë gjenuine të traditës, të pasur e të larmishme, largvështruese, mbartëse të jetës dhe të përparimit. Ky kompleks kulturor me fytyrë etnike, ka për autor e aktor popullin, tërë shtresat sociale të tij, njerëz që kanë jetuar në kohë të ndryshme, më të largëta a më të afërme. Vërehen krijime e ripërtëritje në këtë etnokulturë në vazhdimësi të pafund, me trashëgimi e risime të vazhdueshme nga brezi në brez. Mbështetur në këtë kulturë, me të cilën është shërbyer e mëkuar në nevojat e vështirësitë e jetës, ky popull ka mundurtë mbijetojë e të zhvillohet me veçanësitë e tij etnike në rrjedhat e kohëve. Ndonëse pa u ndjerë, në mugëtirën e shekujve, ajo ka qenë gjallëria, forca, arti, argëtimi, energjitë e punës, mendja e zemra e tij, me një fjalë e tërë qenia e këtij populli; ka qenë kështjella e qëndresës. Kjo kulturë është ndërlidhëse mes kohëve e gjeneratave më të largëta, nga më të hershmet e deri tek më të vonat, në shndërrime e në mbijetesë të organizmit kombëtar, që vjen i gjallë e tërë energji deri në ditë të sotme. Pa këtë etnokulturë, si areal kulturor etnik, nuk mund të kuptohet fizionomia e kombit shqiptar; ajo ka qenë ndër shekuj mjet e dëshmi qëndrese, mjet e dëshmi zhvillimi, dëshmi e forcës krijuese, e mençurisë së tij. Kjo kulturë përbën në vetvete, bashkë me bartësit e saj, një qark kulturor, një areal etnik që në shtrirje gjeografike përfshin të gjithë trojet e banuara nga shqiptarët e në shtrirje më të gjerë nga paraardhësit e tyre; bashkë me të komunikuarit në gjuhën shqipe, kjo paraqet fizionominë etnike, të mëvetësishme të këtij populli, në ndryshim nga popujt e tjerë. Read More
TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/59776
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
KULTE TË NATYRËS 1. Njeriu e natyra
Shqyrtimi i miteve, riteve e besimeve në lidhje me objekte, vende e dukuri të ndryshme të natyrës në popullin shqiptar është një nga aspektet më parësore në fushën e mitologjisë. Pse? Së pari, këtu kemi të bëjmë me objekte, materiale e dukuri konkrete të natyrës, të lidhura me jetën e njeriut; ato janë, si të thuash, si kushte, si rrethana, në gjirin e të cilave kanë lindur, kanë evoluar, janë ruajtur nga koha e lashtë e deri në ditë të sotme elementë të ndryshëm, në formë mbijetesash, të miteve e të besimeve. Janë të pranishme mite e besime në lidhje me fusha, male, gurë, shpella e shkëmbinj të caktuar, pyje e drunj të vençantë; ka mite e besime për burime, lumenj, liqene e dete; janë të pranishme rite e besime për vendpushime, mrize, troje të vjetra, varre e varreza; këtu hyjnë besimet e mitet në lidhje me kafshët e egra; janë të ruajtura mite e besime për hapësirën qiellore, yjet, diellin, hënën, për rrufenë, për stuhitë e fenomene të tjera të natyrës e pasojat e veprimit të tyre. Read More
TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/59532
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Robert Elsie Fotografia e hershme në Shqipëri - Josef Sekelit Koleksioni Fotografik i Jozef Sekeli-t, 1863 Fotografitë e Jozef Sekelit, të bëra gjatë ekspeditës austrohungareze në Shqipërinë e veriut, Kosovë dhe Maqedoni në vitin 1863, udhëtim ky i kryesuar nga albanologu Johan Georg fon Han, duket se janë fotografitë e para të këtij rajoni te Ballkanit. Ishte një ekspeditë për një ndër cepat me të panjohura të Evropës. Read More
TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/58541
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Robert Elsie Fotografia e hershme në Shqipëri - Franc Baron Nopça - Franc Baron Nopçsa Albanolog, Paleontolog, Gjeolog Kjo faqe interneti i kushtohet jetës dhe veprës së shkencëtarit austro-ungarez, baroni Franc Nopça (1877-1933). Read More
TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/58540
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Robert Elsie Fotografia e hershme në Shqipëri - Maksimilian Lamberc - Maksimilian Lamberc Kjo faqe interneti i kushtohet jetës dhe veprës së albanologut Maksimilian Lamberc (1882-1963). Read More
TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/58539
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20
|
|